Numërimi i votave në Himarë nxori fitues Vangjel Tavon e Partisë Socialiste. Tavo mori 5022 vota ndërsa Petraq Gjikuria 3545 vota.
Në përfundim të numërimit, Vangjel Tavo shpalli fitoren duke folur për unitet mes himariotëve, atyre me kombësi shqiptare dhe greke.
Tavo ripërsëriti ofertën e tij për rivalin në garë duke e ftuar të marrë postin e nënkryetarit të bashkisë së Himarës.
Zgjedhje në Himarë u shoqëruan nga një klimë e qetë ku nuk pati incidente për t’u shënuar.