Ministri i Brendshëm i Kosovës theksoi se nuk do të ketë kthim pas për vendimin lidhur me hapjen e Urës së Ibrit si simbol i ndarjes së Mitrovicës.
Ai shtoi se specialistët po kryejnë vlerësimin teknik dhe pas këtij procesi nuk mund të ketë asnjë pengesë për lejimin e lëvizjes së mjeteve në urë.
“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye të mos hapet, se kur do të hapet kjo është çështje që vlerësohet nga ekspertët.” – tha Sveçla para gazetarëve.
Ura e Ibrit u mbyll për lëvizjen e mjeteve menjëherë pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, ndërkohë që në vitin 2011 aty u vendsën dhe barrikada pëeforcuese nga serbët lokalë.