Xhihia Al Sinuari është emëruar kreu i ri i zyrës politike të Hamasit, duke zëvendësuar Ismail Hanijeh, i cili u vra në Teheran javën e kaluar. Sinuari, i cili organizoi sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, ku u vranë rreth 1.200 persona, është në shënjestër të Izraelit dhe jeton në një vend të fshehtë në Rripin e Gazës.

Sinuari është me origjinë nga kampi i refugjatëve Khan Junis dhe ai ka kaluar më shumë se dy dekada në burgjet izraelite. Ai është një nga themeluesit e Hamasit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e krahut ushtarak të grupit, Brigadat Kasam.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *