Shoqata “Together for Life”, e cila angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në Shqipëri, ka ngritur alarmin për mungesën e barnave jetike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas raportimeve të shumta nga pacientë që vuajnë nga leuçemia dhe sëmundje të tjera tumorale, barnat e nevojshme nuk janë të disponueshme, dhe kjo situatë po përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas legjislacionit shqiptar, këto medikamente duhet të sigurohen ose rimbursohen nga sistemi shëndetësor publik. Megjithatë, kostoja e lartë dhe pamundësia për t’i gjetur ato në farmaci të zakonshme ka bërë që pacientët të përballen me vështirësi të mëdha. Shoqata u ka bërë thirrje autoriteteve shëndetësore për zbatimin e ligjit dhe për sigurimin e medikamenteve të nevojshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *