Situata e shkaktuar nga shirat e shumtë në vend vijon të jetë e vështirë dhe Shkodra duket të jetë zona më e goditur nga pasojat e motit të rënduar. Qindra hektarë tokë dhe mijëra shtëpi tashmë ndodhen nën pushtetin e ujit duke rikthyer sërish reminishencat e përmbytjes së 11 viteve më parë.

Dy persona, babë e bir të cilët ishin marrë nga rrjedha e ujit u gjetën të vdekur. Evakuimet e banorëve vijojnë ndërsa ende nuk mund të flitet për një bilanc të dëmeve. Ura e vjetër e Bahçallëkut u shëmb duke dëmtuar dhe Urën e re në afërsi si pasojë e grumbullimit të inerteve. Shembja e kësaj ure e izolon Shkodrën nga pjesa tjëtër e vendit duke vështirësuar së tepërmi situatën në terren me reshjet që vijojnë dhe sasinë e ujit që rritet duke fituar gjithnjë e më shumë territore në toka bujqësore dhe banesa të përmbytura.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *