Kryeministri i Kosovës ishte i pranishëm në nisjen e punnimeve për aksin Prizren-Tetovë.
Albin Kurti e cilësoi këtë segment si jetik për lëvizjen e lirë dhe ekonominë e dy qëndrave me rëndësi dhe peshë historike për kombin shqiptar.
“Po i fillojmë punimet tash, ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave në vlerë prej 8.3 milionë euro…t’ia japim mbështetjen maksimale këtij projekti infrastrukturor që të kryhet sa më shpejt për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndarë.” – tha ai.