Marshimi do të nisë të hënën në orën 19:30 nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë si protestë për vrasjen e 42-vjeçarit Eglantin Proga në Pogradec.
Proga u vra nga shtetasi Denis Meçe për të cilin u caktua masa e “Arrest me burg” ndërsa për tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe, togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje”.
Ka dyshime se policia në Pogradec u përpoq të mbulonte ngjarjen, ndërkohë që cilësimi si “Vrasje nga pakujdesia” në pretencën ndaj Meçes ka ngjallur reagime të forta publike.
Motra e 42-vjeçarit të vrarë e cilësoi kriminal vendimin e gjykatës për të vëllanë duke theksuar se togat e zeza e vranë atë për herë të dytë.