Nga Lutfi Dervishi
Ja çfarë thotë prokurori:
“Siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën!”
Kjo qenka arsyeja që akuza na tha se është “vrasje nga pakujdesia”
Por… viktima ka:
“Në pjesën e ballit të anës së majtë vihet re hematomë, ekimozë me madhësi 5×3 cm. Hunda në pjesën e kurrizit ka një hematomë 2 cm pa sekrecione. Në pjesën e faqes së majtë vihet re dërmishje pothuajse në të gjithë sipërfaqen e saj, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit të majtë deri tek veshi i majtë. Veshi i majtë me mbetje njolla si ato të gjakut të mpiksur. Goja e mbyllur, gjuha në zgavrën e saj dhëmbët të pranishëm poshtë dhe lart me mbetje si ajo e gjakut të mpiksur në sipërfaqen e tyre. Gjithashtu vihet re lacerim i buzës së poshtëme në anën e majtë nga brenda me diametër 1 cm. Dërmishje në buzën e sipërme, në pjesën e mjekrës dhe faqes së djathtë. Llapa e veshit të majtë me hetomë me praninë dhe të dërmishjeve. Tek supi i majtë vihet re një dërmishje me përmasa 2.5×1 cm. Në pjesën e parakrahut të majtë afër dorës vihet re një dërmishje me përmasa 2×2 cm. Tek gjuri i majtë vihet re ekimozë me përmasa 4x1cm. Në testet e kufomës vihet re lëndim”
Tri pyetje për policinë, prokurorinë dhe gjykatën:
Pyetja nr. 1: “një goditje ka shkaktuar gjithë këto lëndime?” A masakrohet një njeri me një grusht???
Pyetja nr. 2: “vetëm një person e ka goditur viktimën? Ai porositi dy birra një për vete dhe një për një të dytë që nuk e njihte fare?!”
Pyetja nr. 3: cilat janë arsyet që nuk zbardhet një ngjarje në mes të qytetit, në mes të ditës, e filmuar nga kamerat dhe me plot dëshmitarë…?