I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi theksoi se BE-ja nuk e konsideron momentin si të duhurin për hapjen e Urës së Ibrit ndërsa në parim është në favor të hapjes së saj.
“Marrja e një vendimi kundër vullnetit të njerëzve të prekur, nuk kontribuon në normalizim marrëdhëniesh. Qeverisja e mirë e kupton ndjeshmërinë e minoriteteve.”- ka thënë Miroslav Lajçak .
Emisari evropian ripërsëriti kërkesën se hapja e urës duhet të jetë pjesë e dialogut.
Ky qëndrim është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se hapja e kësaj ure është vetëm vendimarrje e qeverisë së Kosovës.