Nga Hysamedin Feraj
Zotërinjë ambasadorë, në mos Kosovën, respektoni së paku shtetin tuaj respektiv:
– Shtetet tuaj e kanë njohur Kosovën shtet sovran e të pavarur. Ju po e trajtoni si me pak se krahinë autonome e Serbisë!
Kur Kosova ishte Krahinë Autonome, nuk kërkonte leje nga Serbia për ndërtimin, hapjen apo mbylljen e një ure në Kosovë.
– Si shtete sovranë, nuk do të duhej të merrni leje nga Serbia për veprimet tuaja në Kosovë. Por ju po kërkoni leje nga Serbia për çdo veprim e qëndrim tuajin në Kosovë, dhe po i kërkoni Kosovës të bëj të njëjtën gjë.
– Mos fyeni veten si shtete që dërgon ambasador në një vend sovran, por ju udhëzon të silleni si shërbim konsullor në një zonë të degdisur të Serbisë.
– Nëse me raportet tuaja nga terreni keni bindur qeveritë tuaja t’i nënënshtrohen Serbisë, keni vënë shetet tuaj në pozitë të padenjë, dhe keni ulur besimin ndërkombëtar, besimin te popujt liridashës, si partnerë që mbani zotimet dhe garancitë që jepni.
– Shtetet tuaj i kanë dhënë Kosovës garanci t’ia mbrojnë kufirin nga Serbia agresive, por ju nuk ndaluat karvanin e makinave plot terroristë të Radojçiqit, ndërkohë që po ndaloni me efektivitet makinat e qyetarëve të të njëjtit qytet të qarkullojnë të lirë në qytetin e vet, sepse kështu do Serbia.
– Nëse hapja e urës është e drejtë dhe e ligjshme, por ju këshilloni të mos hapet sepse i padrejti dhe i paligjshmi kërcënon me dhunë ligjin, dinjiteti juaj e kërkon të rreshtoheni kundër dhunës, krah ligit dhe të drejtës. Përndryshe çdo krim i organizuar e lexon qëndrimjn tuaj në favor të vet: nëse reziston me dhunë, të mos ndalohet asnjë kriminel as në zona të tjera.
– Nëse kërcënimi ju ka ardhur nga shteti serb, ndryshon puna: keni shkelur zotimin tuaj për mbrojtjen e Kosovës dhe de facto i jeni dorëzuar Serbisë.
– Kosova po mbron pavarësinë e vet nga Serbia. Ju lutem mbrojeni edhe ju pavarësinë e sheteteve tuaj nga Serbia.
Kjo do të ishte në të mirën e të gjithëve, të paqes e sigurisë në rajon dhe dekurajim i agresorëve kudo në botë.