Mediat në Kosovë raportojnë se Sadri Sadriu u vra në parkingun e një lokali dasmash në Ferizaj pas një debati me shtetasin Burim Ramadani.
Ramadani është punonjës policie ndërkohë që pas kryerjes së krimit u prangos nga kolegët e tij për t’u dërguar në paraburgim.
Sadri Sadriu është xhaxhai i Printon Sadriut, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur motivin që solli krimin e rëndë.