Jonida Proga shkroi në rrjetet sociale se do të jetë pjesë e protestës homazh për Egli Progën që mbahet sonte në sheshin “Skënderbej”.

Ajo theksoi se vrasja e vëllait të saj Eglantin Proga nga shtetasi Denis Meçe nuk është zbardhur dhe se përpjekjet e saj për të venosur drejtësi për të vëllanë nuk nuk do të reshtin. 

“Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës. Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni! Nesër në dt. 19 gusht, ora 19:00 do të jem në sheshin “Skënderbej” me familjen time, në marshimin: Drejtësi Për Eglin ! Do të jem aty jo vetëm për Eglin tim, që më sheh nga Lart në Qiell, por edhe për Drejtësinë që unë në emër të tij kërkoj në Tokë, në Shqipëri. Unë nuk do ndalem sa të kem frymë e të gjej drejtësi për Eglin. Ju ftoj edhe ju pa dallim e ngjyrim, të më bashkoheni në këtë marshim dhimbje, për t‘i thënë me heshtje dhe frymë: Stop kriminelëve të tjerë që do guxojnë të vrasin Eglin tuaj!” – shkruan ajo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *