Gjatë 24 orëve të fundit, dy raste të dyshuara vetëvrasjeje kanë tronditur qytetin e Fierit. Në fshatrat Kashisht dhe Dushk, janë gjetur të varur dy persona, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja e parë u raportua rreth orës 17:30 në fshatin Kashisht, ku 59-vjeçarja F. K. u gjet e varur në një hangar pranë banesës së saj. Trupin e pajetë e zbuluan familjarët, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet. Pak orë më vonë, rreth orës 22:55, një tjetër tragjedi u shënua në fshatin Dushk, ku 66-vjeçari I. T. u gjet i varur në një kasolle afër shtëpisë së tij. Edhe këtë rast trupi u gjet nga familjarët e viktimës.

Grupet hetimore po punojnë për të hedhur dritë mbi këto ngjarje, ndërsa dyshimet e para tregojnë se mund të bëhet fjalë për vetëvrasje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *