Lajmin e konfirmoi Fabricio Romano sipas të cilit Broja pritet të firmosë sot me skuadrën debutuesë në Premier Ligë.
Marrëveshja parashikon një vit huazim për Brojën me të drejtë blerje për 30 milionë paund nëse Ipsuiç arrin të sigurojë qëndrimin në Premier Ligë.
Armando Broja pati oferta nga disa ekipe në Itali dhe Gjermani, por zgjodhi të jetë sërish pjesë e Premiër Ligës kampionat të cilin e njeh mirë nga përvoja si pjesë e Sauthemptonit, Çelsit dhe Fulhemit.