Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për transferimin e migrantëve ka shkaktuar debate të shumta, dhe tani UNHCR ka njoftuar se do të mbikqyrë zbatimin e saj. Marrëveshja, e nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, parashikon transferimin e migrantëve në kampe në Shqipëri, ku UNHCR-ja do të ketë një rol vëzhgues dhe këshillues për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut dhe proceset e azilit. Kjo ndërhyrje ka për qëllim të shmangë eksternalizimin e përgjegjësive të azilit.
Në anën tjetër, numri i migrantëve që mbërrijnë në Itali me rrugë detare ka rënë ndjeshëm muajt e fundit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), me një ulje prej 63% krahasuar me vitin e kaluar. Ky trend lidhet me marrëveshjet që BE ka arritur me vendet afrikanoveriore të Mesdheut, edhe pse autoritetet e BE paralajmërojnë se emigrantët po gjejnë rrugë të reja për të hyrë në mënyrë ilegale në BE.