“Relevo” raporton se Federiko Kieza i ka thënë po Barcelonës ndërsa katalanasit pritet të finalizojnë marrëveshjen me Juventusin.
Mesfushori i krahut ka patur përplasje me drejtuesit e Juves pasi trajneri Tiago Mota nuk e ka pjesë të planeve të tij.
27-vjeçari ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Juventusin, ndërkohë që Barcelona ka ofruar 15 milionë euro për kartonin e tij.
Hansi Flik kërkon me doemos një mesfushor të shpejtë në krah pas dështimit për afrimin e Niko Uilliams nga Atletik Bilbao.
Kieza u la në tribunë në sfidën hapëse të Serisë A mes Juventusit dhe Komos. Ai e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga bardhezinjtë.