Kandidati republikan shkroi në platformën “X” se rivalja e tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit e urren shtetin e Izraelit dhe Benjamin Netanjahun.
Tramp shtoi se asnjë hebre nuk duhet të votojë për Kamala Harisin pasi ajo nuk përfaqëson asnjë interes të tyrin.
Sipas tij, çdo hebre që voton rivalen e tij ka nevojë për ekzaminimim mjekësor pasi nuk është mirë nga trutë.
Ish-presidenti përmendi dhe faktin se Kamala Haris nuk ishte e pranishme në Kongres gjatë fjalimit të kryeministrit izrealit, Benjamin Netanjahu.
Për Donald Tramp, Kamala Haris qëndron dhe pas sulmit të 7 tetorit.
“Haris shkaktoi sulmin e 7 tetorit. Irani nuk kishte para për të financuar Hezbollahun.” – shkroi Tramp.