Espanjoli u mund 0-1 në shtëpi nga Sociedadi ndërsa Marash Kumbulla luajti ndeshjen e parë si titullar.
24-vjeçari shqiptar zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe mori vlerësime nga mediat iberike dhe tifozët e Espanjolit.
Bashkë me mesfushorin Kral ishin dy lojtarët më të vlerësuar për paraqitjen në fushën e blertë.
Kumbulla u bashkua me klubin nga Barcelona si huazim për një sezon nga Roma.