Në një reagim publik, Konfindustria kërkoi që Prokuroria e Posaçme të nisë hetimet për skandalin e transportit të mbetjeve të rrezikshme metalurgjike nga Porti i Durrësit.
Në reagim theksohet se kjo çështje nuk mund të hetohet vetëm nga Prokuroria e Durrësit.
Po ashtu, Konfindustria kërkon që të ketë një ministri të Mjedisit të ndarë nga ajo e Turizmit pasi kjo ndarje do të shërbentë në të mirë të prioriteteve në të dy sektorët.
Në reagim nënvizohet dhe mungesa e transparencës në dhënien e licensave për kompanitë që transportojnë mbetje të rrezikshme.