“Sky Sport Italia” raporton se Viktor Osimen ka zgjedhur Çelsin për vijimin e karrierës së tij.
Qendërsulmuesi nigerian i Napolit refuzoi ofertat e PSG-së dhe disa klubeve saudite duke preferuar të luajë në Evropë.
Osimen është prej dy mujsh i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës së Napolit pas përplasjeve me drejtuesit e klubit.
Tashmë pritet që Çelsi dhe Napoli të mbyllin marrëveshjen për sulmuesin i cili kërkon prej kohësh të largohet nga Italia.