Dështimi i takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq ka sjellë akuza reciproke mes palëve. Kryeministri i Kosovës duke folur pas takimit disaorësh në Bruksel, theksoi se propozimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Jozef Borrel ishte i pakuptimte prandaj dhe ishte refuzuar prej tij. Kurti sqaroi se Borreli kishte ndryshuar qëndrimin e tij duke hequr dorë nga propozimi për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi deri në mars të vititi 2023. “Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi…Unë jam i gatshëm që të vij këtu të zhvilloj takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë…Shpresoj që BE t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Sërbisë.”- u shpreh ai.

Jozef Borrel nga ana e tij akuzoi Albin Kurtin për refuzimin e propozimit evropian për një marrëveshje të re mes Kosovës dhe Serbisë. Borrel pranoi se po përdorte një gjuhë të ashpër e cilia sipas tij i drejtohet Kosovës e cila nuk u tregua e përgjegjshme në bisedimet e zhvilluara.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u shpreh se ai e pranonte ofertën evropiane sipas të cilës Kosova duhet të heqë dorë nga nisma për targat ndërsa Serbia obligohet të mos lëshojë targa iIegale në vazhdim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *