Ardita Sinani reagoi në rrjetet sociale pasi zv.kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin foli për një listë të zezë me persona të padëshiruar në këtë shtet. 

Kryetarja e Preshevës shkruan se ajo provokohet dhe trajtohet me arrogancë nga policia serbe sa herë që e kalon kufirin duke u mbajtur aty deri në një orë pa asnjë shpjegim. 

“Si përfaqësuese e shqiptarëve në Preshevë dhe si kryetare e Preshevës, sa herë kaloj kufirin, ndalohem dhe mbahem pa asnjë arsye të justifikueshme, me raste edhe deri në një orë. Ky trajtim është i papranueshëm dhe është një formë e qartë presioni dhe diskriminimi. Tashmë zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pranuar hapur krijimin e një ‘liste të zezë – blacklist’ të individëve të konsideruar të padëshiruar nga qeveria serbe. Kjo listë jo publike, besohet se përfshin emra të atyre që kundërshtojnë politikat e qeverisë, veçanërisht në lidhje me pakicat etnike dhe disidentët politikë. Është e qartë që kjo nuk është një rastësi, por një përndjekje e orkestruar, e lidhur ngushtë me listën famëkeqe të Vulin, ku individë të padëshiruar për të dhe zëra të guximshëm për të drejtat e shqiptarëve gjenden në shënjestër të shtetit.” –  ka shkruar Sinani në Fejsbuk.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *