Situata nga shirat e shumta vijon të jetë problematike në disa zona të vendit ku më i prekur duket qarku i Shkodrës. Bashkia e kryeqendrës së veriut ofroi sot një rezyme të situatës në terren duke bërë me dije se sipërfaqja e përmbytur është 1685 ha, ndërsa 26 familje janë evakuar tashmë si pasojë e pranisë së shtuar të ujit në banesat e tyre.

Ndërkohë që situatë problematike paraqitet dhe në qarkun e Lezhës ku sipërfaqja e përmytur tashmë i ka kaluar 800 ha. Shtabet e Emergjencave vijojnë punën në terren, ndërsa situata pritet të vështirësohet pasi në ditët në vijim priten sërish reshje shiu.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *