Komisioni i Pavarur pranë Fedetarës Angleze të Futbollit do të nisë të hënën procesin ndaj klubit të Mançester Sitit ku janë përpiluar gjithsej 115 akuza.
Klubi nga Mançesteri akuzohet për shkelje të rregullave të “Fair-Play-it” financiar për periudhën 2009-2018.
Akuza pretendon se klubi i drejtuar nga sheikët ka fshehur bilancet financiare gjatë kësaj periudhe duke paraqitur informacione të pjesshme.
Po ashtu në akuzë theksohet se klubi ka fshehur pagesa për një nga menaxherët e ekipit për një periudhë katër vjeçare.
Gjithashtu Mançester Siti akuzohet dhe për kontrata sekrete, pretendimet për të cilat pritet të publikohen gjatë procesit.
Një vendim final për këtë proces mund të merret në pranverën e vitit të ardhshëm.
Në rast të një dënimi të mundshëm, klubi rrezikon zbritjen një kategori më poshtë dhe heqjen e tre titujve kampionëtë fituar në periudhën 2009-2018.