Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon në kampionatin rus duke shënuar gola me peshë për Rubin Kazanin.
Mediat në Rusi raportojnë se Spartaku i Moskës ishte i interesuar deri në ditën e fundit të merkatos për blerjen e sulmuesit shqiptar.
Spartaku ofroi 13 milionë euro për shërbimet e Dakut, por Rubin Kazani nuk e pranoi ofertën pasi siç theksohet dëshira e sulmuesit ishte për të mos u larguar.
Për Mirlind Dakun pati ofertë dhe nga Kaljari në Serinë A italiane, por sërish sulmuesi zgjodhi qëndrimin te Rubin Kazani.