Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon me pesë fitore në po kaq javë. 

Katalanasit shkëlqyen sërish duke mposhtur Granadan 1-4 në transfertë. 

Barcelona ka shënuar 17 gola në pesë javët e para dhe protagonist i cilësisë katalanase në sulm mbetet pa diskutim Lamine Jamal. 

17-vjeçaru tha pas fitores ndaj Garanadas se ecuria e mirë e ekipit është meritë e trajnerit të ri Hansi Flik. 

Sipas Jamal, trajneri gjerman ka arritur të përcjellë më së miri idetë e tij në skuadër.

“Me Flik jemi më konkretë. Kur rimarrim topin nga kundërshtari ne mendojmë vetëm si të shënojmë dhe jo aq si të qarkullojmë topin. Jemi më direktë në atë që bëjmë.” – shpjegoi Jamal.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *