Mançester Siti e nis këtë sezon të Ligës së Kampioneve në sfidën në shtëpi ndaj Interit.
Kampionët në fuqi të Anglisë dhe Italisë u përballën në finalen e vitit 2023 ku qytetarët fituan 1-0 me golin e Rodrifit duke ngritur dhe trofeun.
Duke folur para ndeshjes, Pep Guardiola u shfaq kontrovers në deklarime.
Nga njëra anë ai vlerësoi mentalitetin e rivalëve, por nuk e kurseu ironinë kur theksoi se Interi ushtron presion në mesfushë në mënyrë të ngjashme me modestët e Brentfordit në Premier Ligë.
“Interi është ekip historik dhe me mentalitet të jashtëzakonshëm”, tha ai për Interin. “Ata janë ndërtuar për të fituar çdo ndeshje dhe çdo garë. Vitin e kaluar ata fituan shumë dhe kjo do të thotë se në mendësinë e lojtarëve ata mund ta bëjnë këtë, gjë që është e ngjashme me ne.
Ata bëjnë presion lart dhe shkojnë trup më trup kështu që janë të ngjashëm me Brentfordin në këtë aspekt pasi mbrojnë me mentalitetin tipik italian që duhet të vuajnë. Ata janë gjithashtu të fortë në grupe. Kanë cilësi të pabesueshme. Kanë lojtarë të mirë nga linja e dytë, veçanërisht Barela.” – u shpreh trajneri i Sitit.