Shqiptarët e Luginës do të protestojnë ditën e sotme kundër politikave asimiluese dhe diskriminimit nga shteti i Serbisë.

Organizatorët theksojnë se Serbia ka pasivizuar mijëra adresa shqiptarësh në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ndërkohë që ka diskriminim të hapur dhe në nivelet e përfaqëssimit administrative.

Njoftimin për protestën e dha kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e cila kërkoi pjesëmarrje në tubim.

“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni.”, – ka shkruar ajo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *