Autoritetet e ministrisë së Shëndetësisë në Liban deklaruan se afro 500 persona humbën jetën nga bombardimet e aviacionit izraelit në jugun e Libanit.
Zyrtarët izraelitë theksuan se po bombardojnë bazat prej nga Hebzollahu lëshon raketa drejt Izraelit prej 10 muajsh.
Raportohet se mes viktimave në jugun e Libanit ka fëmijë dhe të moshuar.
Synimi kryesor i sulmeve mendohet të jetë kreu i Hezbollahut, Ali Karaki.
Libani u kundërpërgjigj duke lëshuar një seri raketash dretj qytetit izraelit të Haifas.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu u shpreh se sulmet janë një mesazh i qartë ndaj Hezbollahut për të ndaluar sulmet ndaj Izraelit dhe mbështetjen me armë dhe rekrutë për Hamasin.