Nga Ilir Seci
Piktori çek, Otakar Číla, lindi në vitin 1894 dhe vdiq në vitin 1977. Në vitin 1913 fillon studimet në Akademinë e Pragës, studimet të cilat u ndërprenë nga viti 1914 deri më 1920 për shkak të Luftës së Parë Botërore. Otokar u diplomua në 1925. Krijimtaria e tij nis herët, që në vitin 1919 kur ai krijoi hartën e pullave çeke të Legjionit dhe faturat “kolçakovovi”. Ndërsa kthehej me legjionet çeko-sllovake në Rusi në vitin 1920, udhëtoi nëpër Kinë, Malajzi dhe Indi ku në mjaft motive kap peizazhin dhe larminë e natyrës në këto vende. Pas diplomimit, ai fitoi një bursë të dhënë prej qeverisë shqiptare për të realizuar portretin e presidentit Ahmet Zogu si dhe të përfaqësuesve të tjerë të qeverisë dhe ushtrisë shqiptare. Gjatë kësaj kohe Otakar Čila bëri dekorimin e godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri piktori shëtit nëpër disa vise të Shqipërisë duke lënë pas disa punime me temën e kostumeve popullore dhe portrete të njerëzve në jetën e përditshme.