E drejta për organizimin e Euro U-21 për vitin 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit e kombëtares shqiptare.
Në postimet e Federtës Shqiptare të Futbollit që nga dita e enjte kishte me qindra komente mosaprovuese për organizimin e këtij kampionati, por ato janë fshirë pas disa orësh.
Në postimet e radhës nuk kishte pothuajse asnjë koment të së njëjtës natyrë çka tregon se FSHF-ja i ka censuruar në masë ato.
Grupimet e tifozëve të kombëtares reaguan me indinjatë duke theksuar se ky vendim është përdhosje e dinjitetit historik të shqiptarëve.
Nga ana tjetër, kreu I FSHF-së, Armando Duka u shpreh se ne duhet të shohim nga e ardhmja dhe se ky organzim i shërben afrimit mes dy popujve.