Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) shpërndau lajmin në llogarinë e saj në rrjetin “X” duke theksuar se Hasan Nasrallah nuk jeton më. 

Në postim thuhet se Sheik Hasan Nasrallah nuk do të vijojë të terrorizojë izraelin. 

Hasan Nasrallah drejtonte prej vitesh Hezbollahun ndërsa, ndërkohë që nuk dilte në publik nga rreziku i eliminimit nga Izraeli. 

Kreu i Hezbollahut kishte lidhje të ngushta me Iranin, ndërsa trupat e Hezbollahut trajnuan për shumë vite dhe ushtarët e Hamasit palestinez. 

IDF pretendon se nga bombardimet, bashkë me Hasan Nasrallah janë vrarë dhe drejtues të tjerë të Hezbollahut. 

Hezbollahu ende nuk ka dhënë asnjë deklarim lidhur me pretendimet e Izraelit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *