Interi synon të ringrihet pas humbjes në derbi ndërsa do të përballet me Udinezen në një sfidë jo të lehtë. 

Krahas grupit, ai që kërkon të rikthehet në gjurmët e tij është kapiteni Lautaro Martinez. 

Sulmuesi argjentinas ka pesë muaj pa e gjetur rrugën e rrjetës dhe kjo duket se ka ndikuar jo pak në moralin dhe paraqitjet e tij. 

Lautaro u shfaq shumë nervoz pas humbjes me Milanin duke shprehur rezerva për lojën e shokëve të skuadrës. 

Pavarësisht thatësirës së gjatë, Simone Inzagi sërish ka treguar besim në cilësitë dhe peshën që ka në fushë kapiteni i Interit I cili ishte protagonist absolut sezonin e kaluar duke udhëhequr zikaltrit drejt titullit kampion. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *