Qeveria e Republikës së Kosovës shpërndau një komunikatë për media nga takimi i kryeministrit Albin Kurti me mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë fjalës së tij kryeministri i Kosovës u ndal te nevoja për investime nga mërgata.
Kurti theksoi se kohët kanë ndryshuar, pasi nga sakrificat e para tri dekadave, sot nevojitet kapital për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.
“Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar.
Veçoi mbështetjen për gratë dhe vajzat, si në edukim ashtu edhe në punësim dhe rritje të bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë, ndërsa potencoi se është rritur buxheti i shtetit dhe është investuar në fushat e sektorët kyç si mbrojtje, arsim, edukim, shëndetësi, bujqësi e energji. Ai i njoftoi edhe me politikat e qeverisë për diasporën, me qëllim përfshirjen sa më të madhe të saj në zhvillimin social dhe ekonomik. Ndër to u theksua Dritarja për Investime të Diasporës, përmes së cilës synohet t’i garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Me këtë rast ai u bëri ftesë atyre që të shohin mundësitë që ofron Kosova për investime dhe t’i shohin si mundësi për ta dhe për partnerët e tyre biznesor.” – u shpreh Kurti.