Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë sqarime lidhur me hetimet në kuadër të dosjes së “21 Janarit”.

Raportohet se Hoxha do të sqarojë një material audio në të cilin pretendohet se ka komunikime mes punonjësve të Gardës së Republikës gjatë protestës që u mbajt në vitin 2011 para godinës së kryeministrisë. 

Protesta në fjalë u thirr nga Partia Socialiste. Në  nisjen e saj pati veprime të dhunshme të protestuesve ndaj policisë, ndërkohë që në vijim katër protestues mbeten të vrarë nga zjarri i hapur nga forcat e sigurisë në ruajtje të ndërtesës së kryeministrisë.

SPAK-u nisi hetimet për ngjarjet e 21 janarit pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *