Debati presidencial mes Kamala Haris dhe Donald Tramp u duk se përcaktoi fatin e zgjedhjeve të nëntorit, por gjërat ndryshuan me shpejtësi.
Ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme dhe një luftë mes Izraelit dhe Iranit në prag, e kanë ndryshuar rrjedhën e pritshmërive.
Një luftë e tillë, bashkë me konfliktet në Liban dhe Palestinë, mund të prodhojnë një krize të re energjitike me rritje të ndjeshme në çmimet e karburanteve dhe strategjitë e të dy kandidatëve në një konfigurim të tillë duket se do të kenë ndikim të madh te votuesit amerikanë.
Sondazhet e dy javëve të fundit paraqesin një garë të ngushtë mes dy kandidatëve. Kjo vlen specifikisht për shtetet të cilësuara si vendimtare në përcaktimin e fituesit. Kampi republikan po e sulmon Harisin duke e etiketuar si të pavendosur në mbështetjen e saj ndaj Izraelit, ndërkohë që kjo e fundit së fundmi ka shtuar retorikën dhe zotimet në mbështetje të Izraelit sidomos pas përplasjeve të fundit me Iranin dhe Hezbollahun