Grupi i armatosur libanez pretendoi përmes një deklarate për mediat se arriti të ndalonte përparimin e trupave tokësore izraelite në fshatin Adasah në jugun e vendit. 

Në deklaratë thuhet se priten sulme të tjera pasi trupat izraelite po riorganizohen.

Izraeli nga ana e tij pranoi se ka patur luftime me Hezbollahun duke ripërsëritur thirrjet drejtuar libanezëve në disa rajone të vendit që të largohen nga baneat e tyre.

Situata  në terren është përshkallëzuar ndërkohë që Shtete e Bashkuara të Amerikës riktheksuan mbështetjen e pakushtëzuar për Izraelin i cili krahas  fronteve ndaj Hamasit dhe Hezbollahut është në prag të një lufte dhe me Iranin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *