Lajmin e konfirmoi Departamenti i Komunikimit në FSHF ku nënvizohet se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë pjesë e ekipit në përballjet me Çekinë në Pragë dhe Gjeorgjinë në Tbilisi.
Stafi mjekësor i Atalantës konfirmoi dëmtimin e Gjimshitit në ndeshjen ndaj Shaktar Donetsk ku mbrojtësi la fushën në përfundim të pjesës së parë.
Stafi mjekësor i kombëtares mësoi nga homologët italianë se përfshirja e kapitenit në këto dy përballje do të rrezikonte seriozisht përsëritjen e dëmtimit.
Ai duhet të riaftësohet me kohë të plotë për t’u rikthyer në gjendjen e duhur fizike.
Silvinjo nuk do të thërrasë një tjetër lojtar në mungesë të kapitenit pasi zgjedhjet në prapavijë janë të shumta.