Policia njoftoi se ka arrestuar nëntë persona pjesëmarrës në protestën e mbrëmshme të opozitës. Po ashtu njoftohet se në kërkim është shpallur dhe shtetasi Hivzi Bushati, ish-drejtues i FNSH-së në Shkodër.
Ai akuzohet për veprime të dhunshme ndaj forcave të rendit gjatë protestës.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh se një grup me sjellje të dhunshme kishte cënuar sigurinë publike gjatë protestës.
Opozita nga ana e saj shprehet se kjo protestë ishte vetëm fillimi i mosbindjes civile.
Po ashtu opozita akuzoi forcat e policisë për dhunë ndaj protestuesve duke theksuar se një protestues u dogj nga forcat e rendit dhe u dërgua për mjekim në spital.