Forca Mbrojtëse e Izraelit njoftoi se Suhail Huseini mbeti i vrarë në Liban nga zjarri i avionëve izraelitë. 

Huseini ishte përgjegjës për menaxhimin e buxhetit, logjistikës dhe shpërndarjen e armëve në grupin militant Hezbollah. Ai gjithashtu kishte një rol të rëndësishëm në transferimin e armëve nga Irani dhe në operacionet kundër Izraelit.

Vrasja e drejtuesit të Hezbollahut vjen një ditë pas 1-vjetorit të sulmit paletinëz të 7 tetorit ku mbetën të  vrarë mbi 1200 izraelitë. 

Dje Hamasi goditi me raketa në drejtim të Izraelit në ditën e përkujtimit të sulmit të 7 tetorit. 

Izraeli nga ana e tij prej një viti ka nisur sulmin ndaj Gazas ku të paktën 40 mijë persona raportohen të vdekur, mes tyre me mijëra civilë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *