Kristjan Asllani pësoi një dëmtim në stërvitje gjë e cila ka shqetësuar trajnerin Silvinjo pasi prania e mesfushorit ndaj Çekisë pritet të vendoset vetëm në çastet e fundit.
Nga stafi mjekësor bëjnë me dije se shanset që Asllani të luajë në Pragë janë të vogla.
Në këtë situatë, trajneri Silvinjo mund të vendosë Laçin në dyshen para mbrojtjes bashkë me Ramadanin.
Bajrami mund të luajë si fantazist, ndërkohë që Hoxha dhe Asani nga krahët do të mbështesin Dakun e vetëm në sulm.