Mijëra banorë të Floridas braktisën banesat pas paralajmërimeve të përsëritura nga autoritetet.
Uragani “Milton” siç pritej goditi Floridan duke shkaktuar përmbytje masive dhe erëra të forta.
Lartësia e ujit arriti deri në tabelat e rrugëve ndërsa erërat kanë shkulur shumë pemë.
Mbi 2 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Autoritetet policore i thanë CNN-it se një shtëpi në jugun e Floridas u godit nga një tornado duke shkaktuar dhe viktima.
11 milionë banorë kanë mbetur pa internet ndërsa shumë shtëpi lëvizëse kanë pësuar dëmtime nga përmbytjet dhe erërat e forta.
Autoritetet theksojnë se është ende herët për një bilanc të dëmeve pasi uragani “Milton” vijon të paraqesë rrezikshmëri.