Sulmuesi i Granadas la grumbullimin pasi nuk arriti të riaftësohet në kohë për dy përballjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë.
Uzuni erdhi i dëmtuar në grumbullim dhe stafi mjekësor u përpoq ta rekuperonte, por pa sukses.
Vendin e Uzunit do e marrë Indrit Tuci që grumbullohet për herë të parë në kombëtare.
Sulmuesi i Spartës së Pragës pati një takim me trajnerin Silvinjo para disa ditësh ku mësoi projektin e timonierit kuqezi dhe mori ftesën për në kombëtare.
Tashmë Mirlind Daku dhe Indrit Tuci janë dy 9-shat e Silvinjos për përballjet në Pragë dhe Tbilisi.