“La7” në Itali raporton se puna për dy qendrat e pritjes së refugjatëve nga Italia në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës ka përfunduar. 

Media në fjalë thekson se qendrat e pritjes në Shëngjin u dorëzua për testim të mërkurën ndërsa ajo në Gjadër është në gatishmëri prej disa ditësh.

“Ato mund të hapen javën e ardhshme, pas testimit. Ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Shqipëri nën juridiksionin italian. Me sa dimë, lokacioni Gjadër, vendi i parë i pritjes në portin e Shëngjinit ishte tashmë gati, u dorëzua dje, 9 tetor 2024, për testim. Ekziston një qendër për ndalimin e azilkërkuesve (880 vende), një CPR (144 vende) dhe një burg (20 vende). Pasi të kenë përfunduar testet, brenda një jave, strukturat do të hapen dhe do të mund të mirëpresin personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.” – shkruan”La7”.

Po ashtu nënvizohet se i gjithë perimetri i kampeve të pritjes do të vëzhgohet me kamera sigurie ndërsa në brendësi të tyre do të punohet me legjislacion Italian. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *