Edon Zhegrova në pjesën e parë dhe Ermal Krasniqi në të dytën shënuan dy golat e fitores në transfertën ndaj Lituanisë.
Vendasit ngushtuan rezultatin pak minuta para fundit, por gjithçka u mbyll 1-2.
Dardanët patën mundësi të tjera shënimi, por Rrahmani, Zhegrova, Rashica dhe Krasniqi nuk u treguan të saktë.
Me këtë fitore Kosova shkon në 6 pikë në grupin E të Ligës së Kombeve, po aq sa Rumania që luan sonte si mysafire e Qipros.