Gjashtë ish-të burgosur politik prej katër ditësh kanë nisur një grevë urie.
Ata kërkojnë marrjen e pensionit të veçantë dhe njohjen e viteve të burgut si vite të papaguara pune.
Duke folur për emisonin “People” në Euronews Albania, njëri prej tyre u shpreh se greva do të vijojë dhe se janë të gatshëm të vetëflijohen për kërkesat e tyre.
Sipas tyre, partë e parshikuara për dëmshpërblime po shpenzoehen në mënyrë abusive.
“Jam Agimi, i dënuar me 15 vite burg nga Spartak Braho. I bëj thirrje të gjithë të burgosurve politik, sidomos atyre që kanë pasur baballarët nëpër burgje, që u vinin me çanta në krahë, që të vinë e të na përkrahin që zëri jonë të dëgjohet. Se ndryshe zëri jonë nuk do dëgjohet kurrë. Ne jemi edhe grevistët e 2012 kur kemi parë shokun tonë që u dogj në mes të Tiranës. Ne nuk jemi as me Partinë Socialiste, as me Partinë Demokratike, ne jemi demokrat të vërtetë që nuk kthehemi si kameleon.
Ne duam pensione shtetërore të veçanta, ato duam dhe punën e papaguar dhe shtëpinë tonë që do të marri Erion Veliaj e ta bëjë Shtëpi Kulture. Unë marr 1600 lekë pension, nusen e kam pa punë. Nga këtu nuk dal gjallë. Greva e urisë nuk ka për të përfunduar. Kur e nisëm ishim 6 persona, po ne të 6 jemi, ne po e bëjmë thirrjen për të gjithë. Unë u dënova 15 vite burg për tentativë arratisje dhe propagandë kundër qeverisë. Ne akoma jemi të përndjekur. Jam përndjekur që në 85, më kapi amnistia dhe dola”. – tha ish i burgosuri politik.