Magjistratja Floreja Davidhi do të jetë drejtuese e trupit gjykues në Gjykatën e Posaçme për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit ”Partizani”.
Ajo u zgjodh me short mes 10 gjyqtarëve.
Pjesë e trupës së gjyqtarëve nuk ishte Irena Gjoka e cila ka qënë në trupën gjykuese në masat e deritanishme ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
“SPAK-u mbylli dje hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” duke dërguar për gjykim Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noteren Andia Pustina. Dosja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme dhe Flojera Davidhi do duhet të vendosë nëse kalon ose jo për gjykim.
Kreu i Partisë Demokratike dhe dhëndri i tij u morën të pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv të kryer në bashkëpunim.