Salla e Kuvendit u përfshi sërish nga tensionet dhe përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës së Republikës që nuk lejuan futjen e një pjesë të tyre në ambientet e punimeve.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu u shpreh se po pengohen të hyjnë në kuvend dhe deputetë opozitarë që nuk janë të përjashtuar. 

Ai shtoi se pushteti po punon për lënien e vendit pa opozitë.

Pandeli Majko replikoi me Shehun duke i kujtuar se edhe ish-kryeministri Fatos Nano u burgos si drejtues i opozitës gjatë presidencës së Sali Berishës. 

Replikat:

Tritan Shehu: Grusht shteti! Po bllokohen deputetët. Janë edhe ata të padënuar dhe Garda nuk po i lejon të futen. Të vendoset rendi ushtarak në Kuvend. Ministër i brendshëm janë efektivët e tu ata. Kam që në ’91 deputet kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Majko: Shehu ka qenë këtu kur kreu i PS ka qenë në burg në Tepelenë. Nuk mendoj që është vendi për të kujtuar shumë nga e kaluara. Pse keni hedhur molotov në selinë e PS, nuk ka ndodhur as në ’97 kur shkëmbeheshin plumba, meqë folët për përgjegjësi politike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *