Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci njoftoi për pranimin e ushtarëve të rinj në FSK pas mbylljes së konkurimit.

Ai shkruan se 1658 aplikantë shfaqën dëshirën për të qenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

“Është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Nga 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1658 persona. Me përfundimin e këtij procesi të rekrutimit do të arrijmë numrin total prej 2271 të rekrutuarve. Pra, brenda katër viteve pothuajse po dyfishojmë numrin e ushtarakëve të FSK-së”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. 

Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit. FSK, KRENARIA JONË.” – shkroi Maqedonci.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *