Mediat e huaja raportojnë se një dron arriti të godasë rezidencën private të kryeminisrit të Izraelit në qytetin e Çezaresë në veri të vendit.
Mediat theksojnë se rezidenca e Benjamin Netanjahut u sulmua nga një dron që ishte nisur nga Libani.
Lajmin e konfirmoi dhe zyra e shtypit të Netanjahut, por pa dhënë informacione mbi pasojat e sulmit.
Droni sulmues besohet se është nisur nga strukturat e Hezbollahut në Liban të cilat po përballen me një fushatë intensive bombardimesh nga Izraeli të cilat janë shtuar dhe në kryeqendrën e Bejrutit.
Kjo është hera e parë që Hezbollahu arrin të godasë një ndërtesë të kësaj rëndësie.
Sulmi vjen menjëherë pasi Jahja Sinuar, lider i Hamasit u vra në Gaza.